Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Muharremi: Turp i madh, po tregon që s’paska qenë asnjëherë e paanshme
Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani, të kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, veprim ky që e ka quajtur i turp të madh.
Muharremi ka thënë se vizita e saj tregon që e para e shtetit “nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon Kushtetua”.
Madje, ai ka shkuar më tej, duke u shprehur se me këtë rast, Osmani po tregon që ka edhe hise në fitoren në Mitrovicë.
“Sot na paska turpnu presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakont, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë. Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me urue në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?”, ka shkruar Muharremi në “Facebook”.



