Vjellja e balenës kushton 500 000 dollarë

06 mars 2019 | 11:32

Një masë e gjetur në një plazh të Tajlandës besohet të jetë vjellë nga një balenë. Masa e rrallë kap vlerën prej 500 mijë dollarësh.

Boonyos Tala, 44 vjeç, gjeti masën prej rreth 10 kg teksa ecte përgjatë një plazhi në ishullin e Koh Samui në Tajlandën jugore në qershor të vitit të kaluar.

Që prej atëherë, ai e mbajti masën në kopshtin e tij, pa i kushtuar rëndësi, derisa muajin e kaluar 44-vjeçarin e vizitoi një mik, duke thënë se masa mund të ishte vjellë nga balena, një substancë shumë e kërkuar nga prodhuesit e parfumeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pylli i gurit” Tsingy ndodhet në Parkun Kombëtar Tsingy de…