Vjen “AlterEgo”, aparatura që “lexon” mendjen e njeriut

08 prill 2018 | 13:48

Mjeti i quajtur “AlterEgo” mund të përshkruajë fjalët, që mbajtësit e tij verbalizojnë së brendshmi, duke përdorur elektroda të lidhura me lëkurën.

“Ideja jonë ishte nëse mund të kishim një platformë kompjuterike që është më e brendshme, që bën njësh njeriun dhe makinën, e që shërben si një shtrirje e brendshme e aftësisë sonë për të mësuar”, ka thëntë Arnav Kapur, që ka udhëhequr projektin në laboratorët e Institutit Teknologjik të Massachusettsit.
Aparatura vendoset si një lloj kufjeje. Katër elektroda nën plastikën e bardhë kontaktojnë me lëkurën dhe kapin sinjalet neuromuskulare, që shkaktohen kur një person flet së brendshmi.

Kur dikush thotë fjalë në kokën e tij, inteligjenca artificiale e aparaturës mund të lidhë sinjale të veçanta me fjalë të veçanta, duke ia përcjellë ato një kompjuteri.

Kompjuteri më pas mund të reagojë përmes aparaturës, duke përdorur një altoparlant që flet në vesh pa pasur nevojë për kufje, duke bërë që bartësi të mund të dëgjojë pjesën e mbetur të fjalës, në të njëjtën kohë.

Ideja është të krijohet një kompjuter i heshtur, me të cilin vetëm bartësi i “AlterEgos” mund të flasë dhe të dëgjojë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Grand Prixit të…