Vjen lavdata e parë nga LV-ja për presidenten Osmani pasi caktoi 28 dhjetorin për zgjedhje
20 nëntor 2025
| 14:15
Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, datë kjo e kërkuar edhe nga kreu i LV-së, Albin Kurti.
Murati ka thënë se caktimi i kësaj date dhe se ky vendim është i duhuri.
“Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.



