
Vjen një reagim nga Instagrami i Gjestit pas vdekjes se vëllait
27 shtator 2025
| 10:47
Në një aksident tragjik dje humbi jetën 15-vjeçari, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti, në fshatin Treboviq të Pejës.
Ai vdiq në vendngjarje derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe bashkë me të kishte qenë edhe një pasagjer, i mitur po ashtu, i cili mori lëndime dhe më pas u dërgua në Spitalin e Pejës.
Pas kësaj një reagim erdhi nga rrjeti social i Gjestit, ku u njoftua për kohën e varrimit.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit te Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju fiojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim eshtë bërë nga ekipi i Gjestit.)”, thuhet aty.