Vjen reagimi i Arian Tahirit, e uron Faton Pecin dhe flet për angazhimin e ardhshëm politik

10 nëntor 2025 | 10:49

Pas humbjes në Mitrovicën e Jugut, ka reaguar kandidati i PDK-së, Arian Tahiri.

Ai ka uruar Faton Pecin për fitoren.

“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim”.

“Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarë të Mitrovicës,

Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.

Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.

Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.

Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.

Faleminderit! 🙏

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.H. “Phonix” shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me ne.…