Vjenë, boksieri shqiptar grushtoi boksierin serb në ditën e Pavarësisë

20 shkurt 2018 | 08:51

Boksieri Bernardin Jakaj ka bërë krenarë shqiptarë të shumtë që jetojnë në Austri në ditën e Pavarësisë.

Kjo pasi boksieri nga Gjakova të shtunën në Vjenë ka fituar ndaj serbit Stefan Paunoviç.

“Ishte një ndeshje emocionuese. Isha përgatitur fizikisht por edhe psikologjikshit ta fitoja këtë ndeshje. E doja me çdo kusht, që festën e Pavarësisë ta bëjmë edhe më madhështore. Jam i lumtur që fitorja ime i gëzoi edhe më shumë të gjithë shqiptarët, e në veçanti shqiptarët në Austri të cilët ishin të shumtë edhe në sallë”, ka thënë Bernardini.

Ndonëse gjatë tërë ndeshjes dominoi, megjithatë nuk është ndarë edhe shumë i kënaqur me fitoren.

“Dëshira ime ishte ta naukutoja”, ka deklaruar ai për albinfo.ch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot pritet të mblidhet dy herë për…