
‘Vjeshtë e vështirë për pushtetin’, Prelvukaj reagon për intervistimin e Mihalit në prokurori
20 shtator 2024
| 12:02
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar për intervistimin e Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale.
Prelvukaj ka thënë se pushtetin po e pret vjeshtë e vështirë.
“Njeriu i dytë për nga rëndësia në partinë Vetëvendosje, Dejona Mihali, qenka intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për dy raste korruptive. Mësa duket, vjeshtë e vështirë për pushtetin”, ka shkruar Prelvukaj në “Facebook”.