Vjosa Osmani e ka respektin tonë, ka vota shtatëfish më shumë se Hoti

02 dhjetor 2020 | 09:06

Deputeti i LV-së në Kuvend të Kosovës, Liburn Aliu, ka sqaruar se partia e tij e respekton u.d-në e presidentit, Vjosa Osmani, për shkak të numrit të votave.

Megjithatë, ai e ka mohuar idenë se LV-ja mund t’i ketë bërë ofertë Osmanit.

Deputeti Aliu i bëri këto komente në emisionin “Rubikon”.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë e ka pasur derën hapur për çdokënd. Për më tepër, ne kërkojmë njerëz me integritet politik. Pse jo edhe me një subjekt të fortë politik”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën që ajo të ishte në Vetëvendosje, ndonëse e ka parë si opsionin e fundit të saj.

“Vjosa Osmani e ka respektin e Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të numrit të votave si kandidate. Madje, ajo ka shtatëfish më shumë vota se kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdulla Hoti mëngjesin e së mërkurës e ka nisur…