Vjosa Osmani: Fitorja u takon qytetarëve

04 mars 2021 | 20:13

Vjosa Osmani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar votuesit që votuan listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka thënë se kur bashkohen forcat për vendin, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim.

“Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë”.

“Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim. Kjo fitore historike, prandaj, më së shumti e mbi të gjitha i takon qytetarëve të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ka goditur…