
Vjosa Osmani flet për shtrëngimin e duarve me presidentin Thaçi
18 shkurt
13:23
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur nga mediet për shtrëngimin e duarve me presidentin Hashim Thaçi, në pritjen që ky i fundit kishte organizuar për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se takimi me Thaçin ka qenë protokollar.
“Sa i përket takimit duhet ta keni parasysh se ajo ka qenë agjendë shtetërore, e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato takime nuk kanë qenë private, sepse të thuhet se takime të tilla nën patronatin e presidentit të jetë e tij njëjtë është të thuhet se seanca solemne e Kuvendit ka qenë e imja”, ka thënë Osmani.
/Epoka e re/