
Vjosa Osmani i reagon Imer Mushkolajt
Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik, Imer Mushkolaj, i cili në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla…Veç formë, e aspak përmbajtje”.
Ajo ka thënë se kur disa prej tyre ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia, dikush i quan “blla blla”
Reagimi i plotë i Osmanit:
Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’.
“Këtu në Prekaz, ne mund të shohim edhe dëshminë e drejtpërdrejt për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia në Kosovë. Përveç sakrificës së Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, 21 anëtarë të familjes që janë vrarë e masakruar këtu janë fëmijë, të moshave të ndryshme, ndërkaq nëse e shohim numrin e përgjithshëm, diku 2/3 e personave të vrarë e të masakruar janë gra, fëmijë e pleq, që edhe tregon për mendësinë gjenocidale dhe mendësinë shfarosëse e cila ka ekzistuar në Serbi, e për të cilën për fat të keq akoma Serbia nuk kërkon falje”.
Lavdi e përjetshme për familjen Jashari.