
Vjosa Osmani ia jep shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës
31 korrik 2025
| 22:54
Preisdentja Vjosa Osmani, njofton se sot me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës, këngëtares Dua Lipa.
Në prag të festivalit “Synny Hill”, presidentja Osmani zhvilloi takim me këngëtaren Lipa, për të cilën tha se “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme”.
“Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë”, vijon Osmani.
“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundoi ajo.