Vjosa Osmani: Kosova do të ndryshojë

14 shkurt 2021 | 23:50

Kandidatja e listës së Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se me fitoren e kësaj partie “Kosova do të ndryshojë”.

Në një konferencë për media, bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti, Osmani ka thënë se me qeverisjen e LV-së do të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë.

Po ashtu, Osmani u shpreh se puna e vërtetë fillon sot dhe se nesër lind diell për Kosovën.

“Sot dita e bardhë që e paralajmëruam u shndërruarën natë të bardhë. Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Vota juaj e solli ndryshimin e pritur. Nga thellësia e zemrës miliona herë faleminderit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe, besimi juaj do jetë udhërrëfyesi ynë në këtë rrugëtim. Së bashku po vijojmë punën në zhvillimin e demokracisë”.

“Nuk është një mandat për kthim prapa, një mandate kur ne e garantojmë mirëqenien e luftojmë korrupsionin, sigurojmë drejtësi. Kjo qeveri do jetë e juaja, e zëri juaj do jetë zëri ynë. Nëse ka ende në mesin tuaj që mendojnë së në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitoja plebishitare është përgjigjja. Qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft, e diinë se kur është koha për një kapitull të ri”.

“Kjo është fitorja e juaj, do e kthejmë besimin në politikë, do punojmë për njerëzit tanë. Institucionet do drejtohen nga drejtësia, Kosova do ndryshojë. Është bërë shumë punë, kemi ecur së bashku cep më cep, na keni pritur me zemër, Puna e vërtet fillon sot, fillon puna për rininë, për drejtësinë.. fillon puna për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë… Nesër lind diell për Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i paraqesë rezultatet preliminare…