
“Vjosa Osmani kurrë nuk do të kalojë në Vetëvendosje”
30 dhjetor 2020
| 08:36
Ish-mjeku i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka shkruar se Vjosa Osmani kurrë nuk do të kalojë në Vetëvendosje. Për këtë mendim që ka shprehur për të, ai ka dhënë arsye. Sipas tij, Vjosa Osmani ka një identitet të qartë politik është një rugoviste idealiste.
“Vjosa Osmani kurrë nuk do të kalojë në Vetëvendosje. Ajo ka identitet të qartë politik: rugoviste idealiste. Kot mundohen gebelsianët e LDK-së ta shpërfytyrojnë portretin e saj politik. Ai është i pastër si kristali”, shkruan Liri Loshi.