Vjosa Osmani: Kurti vlerësonte punën time – u befasova që nuk do më President që merret me politikë të jashtme

07 prill 2026 | 21:51

Ish-presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka folur për raportet me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se dallimet mes tyre kanë filluar me Marrëveshjen e Brukselit dhe janë thelluar gjatë procesit të mëvonshëm të dialogut.

Në një intervistë në emisionin Pressing, ajo ka shpjeguar qëndrimet e saj lidhur me marrëveshjen dhe Planin e Implementimit, duke theksuar se interpretimet e ndryshme janë të pritshme në politikë.

“Unë i kam parë dallimet si krejtësisht normale sepse do të ishte e frikshme sikur të pajtoheshim për gjithçka. Kemi pasur interpretime të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit… për mua ka qenë shqetësues neni 7, pastaj neni 10… por kam thënë që kjo marrëveshje ka edhe disa nene të mira”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kishte kërkuar sqarim të nenit 7 përmes aneksit dhe negociatave, duke theksuar paqartësitë rreth vetmenaxhimit dhe çështjeve që lidhen me Kishën Ortodokse Serbe.

“Këto nuk u qartësuan dhe kanë shkuar në një pikë edhe më keq me aneksin e Ohrit”, është shprehur ajo.

Osmani ka thënë se gjatë negociatave të Planit të Implementimit ka pasur qëndrime të ndryshme nga Qeveria, ndërsa ka theksuar se prioritet për të ka qenë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Unë kam kërkuar që Kosova së pari të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare… Serbia i merrte të gjitha dhe në fund tërhiqet sepse nuk i besohet Serbisë”, ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se Plani i Implementimit nuk është finalizuar plotësisht dhe se mund të riaktualizohet në të ardhmen.

Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte vlerësuar për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

Kështu, ajo ka shtuar se për të ishte befasi qëndrimi i Kurtit që e do një President që nuk merret me politikë të jashtme.

“Noteri ka kogja shumë kompetenca, pa nënshkrimin e noterit asgjë nuk mund të jetë e vlefshme”.

“Unë kam marrë vetëm vlerësime të larta për përfaqësimin jashtë vendit, për mua ka qenë befasuese qëndrimi i tij i fundit që e do një President që nuk merret me politikë të jashtme”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se i gjithë…