Vjosa Osmani në një vijë me VV’në, i kundërpërgjigjen nga LDK

09 shtator 2025 | 18:18

Ashtu si Lëvizja Vetëvendosjem edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës nuk duhet të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari, si dhe e kritikoi Listën Serbe se po “synon” ta bllokojë formimin e institucioneve të vendit.

Këtë deklarim të saj, e ka komentuar për Periskopin nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se nuk ka rëndësi deklarimet që bëhen para mediave, por që ajo se çka ka dërguar në Kushtetuese.

“Duhet me pa në substancë, letrën apo komentin që jep në kushtetuese presidentja, kjo është ajo, se cka deklaron e se cka thotë edhe se si sillet, mua nuk më lë fort përshtypje. Mu më intereson nëse ka pas komente, cilat janë komentet që i adreson në Gjykatë Kushtetuese. Por që LDK sot si parti politike që përfaqëson në parlament ka adresu komentet e saja dhe ne i njohim primet kushtetuese, ne jemi ndërtues të kësaj Kushtetute, duke qenë themeluese të kësaj republike, natyrisht që jemi bashkë procesit të kësaj kushtetute dhe njohim mirë frymën e kësaj kushtetute.

Presidentja neve deputetëve të LDK na ka premtu që ka me qenë gardiane e pakompromis të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ajo edhe pa premtim duhet të mbahet”, ka deklaruar ai për Periskopin.

Haziri kur u pyet për Kuvendin nëse mund të vazhdojë pa nënkryetar nga radhët e Listës Serbe, ai u përgjigj duke thënë që s’ka të drejtë askush të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit.

“Nuk ka të drejt askush të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, jemi organ më i lartë kushtetues dhe ne zgjedhim Presdient, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Qeveri. Të tjerët duhet t’i survionjë të Kuvendit të Repbulikës, dhe jo Kuvendi i Repbulikës atyre, apo asaj, në asnjë situatë. Sulmi që I është adresu Gjykatës Kushtetuese para presidentes ka qenë i paprecedentë sepse tash ka hap hapësirë të tjerëve që me i sulmu gjykatësit e tjerë që kanë mbiemra të përvecëm që janë gjykatës dhe janë autoritete të zgjedhura nga kuvendi i republikës me procedurë të njëjtë, me mandate të njëjtë. Unë vazhdoj me besu që presidentja që në këtë rrugë politike ka qenë me duar të lidhura…” tha ai ndër të tjera.

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë – që do të jetë në fuqi deri më 30 shtator – në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Nëntë deputetët e Listës Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha iu drejtuan Kushtetueses me kërkesë më 30 gusht, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata theksoi se – pa u vlerësuar dyshimet e ngritura nga Lista Serbe për shkelje kushtetuese në seancat e 26 dhe 28 gushtit – “është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme janë dëgjuar shpërthime dhe është parë tym…