Vjosa Osmani: Nuk ia ndërpreva kontratën William Walker, por ajo skadon në dhjetor

10 dhjetor 21:50

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e ka shkëputur kontratën që ka kishte Presidenca me William Walker, por se ajo skadon këtë muaj.

Osmani njofton po ashtu se kontrata nuk ka qenë e lidhur personalisht me Walker, por se ajo ishte me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Hasan Salihu e që mban emrin “Fondacioni Walker”.

 

U.d presidentja shtoi se çdo mik i Kosovës do t’i ketë dyert e hapura përherë në institucionet e Kosovës me kushtin që gjithçka të jetë në përputhje me ligjin.

Postimi i plotë i Osmanit:

E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu,  i cili mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga Fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker.

Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datën 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Walker personalisht dhe citoj: “PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT”. Z.Salihu asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën. Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për përiudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në veçanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu siç parashihet në nenin 6 të kontratës, por asgjë nuk është dërguar deri më tani.

Çdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin.

Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.12.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1…