Vjosa Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut
06 prill 2026
| 17:59
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut.
Këto protesta janë thirrur me kërkesat për respektimin e gjuhës shqipe nga Shkupi zyrtar.
“Në përkrahje të studentëve! Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, gjatë së hënës, me flamuj shqiptarë si dhe me pankarta që shkruanin “Ndal diskriminimit institucional”, studentët kanë protestuar në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur fjalime, ku ndër tjerash është thënë se “ligji për gjuhët është i qartë” derisa u kanë kërkuar institucioneve që ta respektojnë.



