
Vjosa Osmani përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë.
“Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit. Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t’u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata! Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tone”, ka thëën kryetarja Osmani.
(Q.R / Epoka e re)