Vjosa Osmani përshëndet fitoren e LV-së në Podujevë me një këngë

30 nëntor 08:42

U.d e presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Komunën e Podujevës.

Osmani në “Twitter” ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në ShBA.

Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.

“Sepse ti ke zë”, ka shkruar Osmani në “Twitter”, pa dhënë më shumë komente.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LV-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Serbia e ka tërhequr vendimin për ta dëbuar ambasadorin…