Vjosa Osmani po shijon momentet e fundit si presidente me qytetarë
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video që përmbledh raste kur ajo u përshëndet dhe u urua nga qytetarë gjatë aktiviteteve të saj. Osmani i falënderoi qytetarët për besimin dhe dashurinë. “Faleminderit për besimin! Faleminderit për dashurinë!
Mbështetja dhe zëri juaj janë forca që më kanë udhëhequr dhe do të vazhdojnë të më udhëheqin në çdo hap”, shkroi ajo në përshkrimin e videos. Ndërkohë që Vjosa Osmani po kërkon edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit, në LVV thonë se s’kanë mbledhur nënshkrime e se s’kanë kandidatë. Emri i saj deri më tani ka qenë jashtë diskutimit ndërmjet kryetarëve të partive parlamentare, me LVV-në që këtë herë duket sikur e ka hedhur poshtë mundësinë që ta mbështesë atë për presidente edhe për një mandat.



