Vjosa Osmani pranoi dhjetëra kërkesa por fali vetëm një të burgosur

05 janar 2026 | 21:28

Presidentja, Vjosa Osmani në mandatin e saj ka të drejtën ligjore për të falur të burgosurit të cilët i plotësojnë kriteret. Vitin që shkoi, siç rëndom bëhet në festa, Osmani ka falur vetëm një të burgosur.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një përgjigje për Periskopin, bënë të ditur se 64 kërkesa i janë drejtuar Osmanit për të kërkuar për të ju falur dënimi. Sipas SHKK-së, vetëm një, ka pasur ‘fat’ të bie në sytë e Osmanit.

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit, ndërsa 5 kërkesa janë ende në proces të kompletimit të raporteve. Deri më tani është pranuar vetëm një Dekret për Falje, me nr. 04/2025, i datës 29.01.2025, me të cilin të dënuarës A. C. i është falur pjesa e mbetur e dënimit. E njëjta ka qenë e dënuar për veprën penale Rrezikim i Trafikut Publik”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Ndryshe, nga koha e ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi, me dekret presidencial janë amnistuar 316 të burgosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbarimi i festave të fundvitit sjell edhe njëherë fluksin e…