Vjosa Osmani: Unë kam luftë vetëm me Serbinë, s’e kam me Kurtin
07 prill 2026
| 21:23
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka pasur luftë asnjëherë me kryeministrin Albin Kurtin, apo ndonjë politikan tjetër shqiptar.
Osmani në “Pressing” ka thënë se ajo e ka luftën me Serbinë.
“Unë do të doja që njerëzit të luftonin për gjëra të mira, kush e përfaqëson më mirë Kosovën. Unë atë luftë e kam me Serbinë, s’e kam me Kurtin, as me liderët e opozitës, me asnjë shqiptar. Mendoj se këto janë fëmijërore të sillesh në atë mënyrë”, ka thënë ajo.



