Vjosa Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk është ndarje, por bashkim
Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë, ku, sipas saj, fjala dhe vepra gjithmonë ka qenë e pastër dhe e përkushtuar ndaj Zotit dhe kombit, u dëshmua edhe një herë se besimi nuk është ndarje, por bashkim.
Takimi me Sheh Ruzhdinë, familjen e tij të nderuar, dhe kryesinë e Bashkësisë së Tarikateve, Osmani thotë se ishte një kujtesë e fuqishme se udhërrëfimi shpirtëror dhe ai kombëtar ecin krah për krah.
“Sepse kur zemra është e mbushur me besim, ajo bëhet më e drejtë, më e butë dhe më e gatshme për të shërbyer. E në Teqen e Shejh Danjollit, pamë një dëshmi të bukur të mikpritjes dhe traditës sonë. E pritur me përzemërsi nga Shejh Masari dhe familja e tij e nderuar, kjo vizitë solli një atmosferë respekti dhe përkushtimi që buron nga besimi i sinqertë. Falënderime të përzemërta për pritjen!”, ka shkruar ish-presidentja.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1504347194383148?ref=embed_post



