Vlera e shpronësimeve u rrit 27 milionë euro

04 korrik 2018 | 12:02

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur të mërkurën mbledhje, në të cilën në rend dite ishte diskutimi lidhur me vendimin e qeverisë për themelimin e grupit teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka thënë se nuk ka buxhet për shpronësimin në fshatin Hade të Obiliqit.

Sipas tij, rasti i Shipitullës ishte më ndryshe, me një intervenim urgjent, për shkak të krizës energjetike. “Nuk ka buxhet për shpronësim në Hade. Banka Botërore parasheh që çdo shpronësim të bëhet me marrëveshje. Shipitulla ka qenë një rast më unik, sepse ka qenë krizë energjetike. Ka qenë çështje javësh, sepse kemi qenë në kolaps energjetik. Nuk pres që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Hade. Ne e kemi krijuar një task – forcë për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe ajo është në funksion dhe janë të angazhuar t’i ndalin ndërtimet pa leje”, ka thënë Lluka.

Lluka ka përmendur kohën kur që nga korriku u vitit 2013 ishte marrë vendim që në këto zona mos të ndërtohej me asnjë shtëpi.

Sipas tij, nga ajo kohe kur për shpronësim janë dashur 5.5 milionë euro, në saje të ndërtimeve pa leje, vlera e shpronësimit tani kap shifrën 27 milionë euro. “Pas korrikut të vitit 2013 të gjitha objektet janë ndërtuar pa leje. Është ortofoto kur shihet që në korrik të vitit 2015 se sa objektet janë ndërtuar. Ministria e Ambientit e ka pasur për obligim për t’i ndalur këto ndërtime”, ka thënë Lluka.

 A.MAVRAJ/ Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…