Vlerësim maksimal ndaj Genc e Getoar Bujupit, drejtuan finalen e Evropianit në Prishtinë

12 gusht 2025 | 11:39

Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar maksimalisht nga Federata Evropiane e Hendbollit, që ua ka besuar drejtimin e finales së Kampionatit Evropian U17 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Dy gjyqtarët e Kosovës e drejtuan me plotë sukses finalen e fituar nga Italia.

Dyshja Bujupi ka drejtuar plot katër ndeshje në Evropianin e hendbollisteve të reja, duke përfshirë gjysmëfinalen dramatike mes Finlandës dhe Ukrainës që përfundoi 31:30.

Genc e Getoar Bujupi morën lëvdata për kriterin e mbajtur gjatë gjithë kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Për Poloninë dhe partnerët e saj evropianë duhet të jetë…