Vlora Çitaku: Konferenca e Kurtit do duhej të mbahej në seli të VV’së, jo në ndërtesën e Qeverisë

27 tetor 2025 | 20:10

Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti pas konferencës për shtyp, duke thënë se Kosova po përballet me izolim, ekonomi të rënduar dhe çmime të papërballueshme, ndërsa për Kurtin shteti duket si “skenë teatri”.

Çitaku theksoi se qeverisja e tij pesëvjeçare ka sjellë varfërim dhe ikje masive të qytetarëve, dhe se qytetarët tani e njohin më mirë sjelljen dhe efektet e sundimit të tij.

Postimi i plotë:

Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot.

Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat.
Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më.

Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona.
Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.

Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet.
Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm. Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij. Pesë vite me pushtet absolut.

Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë.

Jo më, A.K.
Tashmë nuk je më i pasprovuar. Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për procesin e…