Vlora Çitaku: Qeveria Kurti e zhytur në afera, deklaratat për “pastërti” janë gënjeshtra
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Albin KurtiN, duke i quajtur të pavërteta deklaratat e tij se Qeveria ka qenë pa afera korruptive.
Ajo ka theksuar se disa ministra janë nën aktakuzë dhe ka përmendur, sipas saj, afera multimilionëshe që lidhen me rezervat shtetërore, tregtinë e energjisë dhe kontrata pa tender.
Çitaku ka akuzuar Kurtin edhe për refuzim të përgjigjes ndaj Prokurorisë, duke thënë se kjo nuk përfaqëson shembull apo përgjegjësi, por gënjeshtra.
Postimi i saj i plotë:
Paska deklaruar Albin Kurti se Qeveria e tij ka qenë shembull dhe pa afera korruptive.
Ndërkohë, disa nga ministrat e tij janë nën aktakuzë.
Afera multimilionëshe.
Nga rezervat shtetërore, deri te tregtia e energjisë.
Qindra miliona të dhëna në kontrata pa tender.
Vendin në terr e ki.
S’ka ekonomi, s’ka energji.
Po beso, Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata.
Sepse sipas Kryeministrit, gjithçka qenka e pastër.
E në të njëjtën kohë, ai vetë refuzon t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë.
Kjo nuk është shembull.
Kjo nuk është përgjegjësi.
Gënjeshtra pa kripë.
Keq, Albin.
Shumë keq.



