
Vlora Çitaku uron LV-në për fitore, përgëzon PDK-në për pranim të rezultatit
14 shkurt 2021
| 23:44
Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje.
Çitaku ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve, derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ambasadorja përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi.
“Kosova shembullore sërish!
Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.
Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.
Kemi me ju mbajtë për fjale.
Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Vlora Çitaku në ‘Facebook’.