‘Vlora, tërheqëse për turizmin elitar’, Kurtishaj: Destinacione si Lezha, Velipoja dhe Shëngjini pësuan rritje gjatë 2024

30 maj 2025 | 22:22

Sipërmarrësi Ruzhdi Kurtishaj i ftuar në programin ‘Sheshi i Dollarit’ tha se Vlora dhe riviera shqiptare janë tërheqëse të turizmit elitar. Referuar shifrave, Kurtishaj tha se destinacione si Lezha, Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur rritje në kërkesat për turizëm gjatë vitit që lamë pas.

“Bukuritë natyrore të Vlorës dhe rivierës si dhe investimet si psh Lungomare, aeroporti e bën Vlorën tërheqëse të turzimit elitar, shto investimet e sektorit privat. Vitet e fundit kemi një zhvillim të kulinarisë lezhiane, shumë bujtina që i kanë dhënë Lezhës dhe Shëngjinit një vlerë të shtuar.

Rruga e re është një xhevahir dhe ne që prej 2002 kemi pasur Sarandën si destinacion kryesor, në vitin 2002 kam bërë 19 orë rrugë për të shkuar deri në Sarandë ndërkohë që tani është më pranë.

Si rezultat i punës sonë kemi një zhvillim të turizmit. 2024 ka qenë i vështirë sepse kishim rënie me 30 për qind, ndërkohë Lezha Shëgjini Velipja kanë qenë me rritje.” / abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes do të kandidojë edhe për një…