
VOGLUSHËT E ÇASHKËS SHQIPTARE BROHORASIN PËR KOMANDANTIN ALI AHMETI
Ismet Sylejmani
Përshëndetje!
Nderime e respekte per juve voglushet e vegjël dhe simpatik të Çashkës shqiptare!
O vëllezërit e vegjël, thirrjet tuaja me ovacione të fuqishme, me gojën plot me emrin e Udhehqësit të madh e te lavdishëm të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti, janë brohoritjet që shiriti i historisë kombëtare do t’i regjistrojë e nuk do t’i shlyej e nuk do t’i harroj kurrë!
O loqkamanë të vegjël, te lumtë ju |që e keni pritur këtë kohë të madhe heroike e historike kombëtare shqiptare!
Ju voglushët e qiltër shqiptar, jeni me fat të madh që e jetoni epokën e Komandantit trim e heroik Ali Ahmeti e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Kolopuqër, mbajeni med dhe kurrë të mos e harroni ju dhe prindërit e tuaj, por as motrat e vëllezërit tuaj, sepse nipërit e mbesat tuaja, do ta kenë thesar të madh, e do ta dëgjojnë shumë shpesh, se si e keni thirrë me zë të lartë emrin e shqiptarit të madh Ali Ahmeti, të cilin e kanë njohur dhe e kanë pasur bashkëveprimtar e bashkëluftëtar shumë emra të ushtarëve e Komandantëve të UÇK-së!
Kujtojeni përgjithmonë, se kur e keni brohoritur emrin Ali Ahmeti, mbajeni mend, se Ali Ahmeti ka qenë shok e bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Kombit Adem Jashari, i cili me tërë familjen e Tij Jashari, u flijua për Kosovën e Lirë dhe të Pavarur nga Serbia pushtuese!
Emri që ju e mbani në gojë dhe e brohorisni fuqishëm Ali Ahmeti, e ka pasur shok, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar edhe Heroin e Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcin, i cili bashkë me shoqen e Tij të jetës e luftës, Gjeneralen Heronë e Kombit Xhevën, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë!
Ali Ahmeti, tërë jetën e Tij e ka kaluar në luftë për lirinë dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe nga keqbërësit, nga kuislingët e puthadorët, nga shërbëtorët e servilët!
Voglushë të dashur e të shtrenjtë, unë që po ua shkruaj këta rreshta, jam njëri nga shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarit e Ali Ahmetit, dhe ju dua shumë, ju uroj gjithë të mirat, juve e familjeve tuaja, prindërve motrave e vëllezërve!
Ju dua shumë dhe dëshiroj të bëheni të mëdhenj e t’i dilni zot Atdheut, sikur Ali Ahmeti!
Populli e Kombi do të mburren me ju!
Ta godisni pamëshirshëm tradhtinë dhe të jeni besnik e te dashur ndaj popullit, Atdheut e Kombit, ashtu sikur ka qenë ne tërë jetën e Ti, dhe është e do të mbetet besnik i idealeve të mëdha për lirinë dhe mirqenien e popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!
Flamujt kombëtar e ata të Aleancës Kombëtare për Integrim, kurrë mos i lëshoni nga duar dhe mbajini fort, sepse pa flamurin e kombit dhe pa atë të unitetit e bashkimit, nuk ka pasur e nuk do të ketë prosperitet, unitet e integritet, dinjitet e progresiviteg euroatlantik!
Prishtinë, 14 Tetor 2025!