Vojvoda nuk e përjashton largimin nga Torino  

21 prill 2022 | 13:14

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda e ka tërhequr interesimin e skuadrës së Milanit. Mbrojtësi nga Drenica po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Torinos. Lidhur më të ardhmen e tij, Vojvoda për “RTKLive” ka thënë se vera është e gjatë dhe se mund të largohet klubi torinez.

“Për momentin jam i përqendruar vetëm në Torino dhe do të fokusohem deri në ndeshjen e fundit. Ndihem shumë i lumtur në Torino dhe klubi është i kënaqur me punën time. Torino është ekip me histori, klub i madh në Serie A. Por në futboll gjerat mund të ndryshojnë shumë shpejtë dhe vera është e gjatë”, ka thënë Vojvoda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj…