
Vokshi-Nallbani: Duke i mbështetur bizneset lokale, mbështesim të ardhmen e Pejës
30 shtator 2025
| 13:40
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi-Nallbani, së bashku me Luan Vocin takuan Molika Company, në Raushiq të Pejës.
Ajo ka thënë se duke i mbështetur bizneset lokale, mbështesim familjet tona, rininë tonë dhe të ardhmen e Pejës.
“Unë besoj fuqishëm që duke i mbështetur bizneset lokale, mbështesim familjet tona, rininë tonë dhe të ardhmen e Pejës. Faleminderit të gjithëve që hapni dyert e juaja për vizionin tonë qoftë publikisht ose jo – bashkë mund ta bëjmë Pejën edhe më të fortë, edhe më të zhvilluar”, ka shkruar Vokshi-Nallbani.