Von Cramon: BE-ja të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt

10 dhjetor 2020 | 13:40

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në fjalën e saj mbi raportin për Kosovën në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga Këshilli i BE-së, që të japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovë.

Von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të mbahet premtimi për heqjen e vizave.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal, afat kohor të qartë dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë Cramon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i presidentit të zgjedhur të Joe Biden, Hunter, është…