
Von Cramon: Veriu është pjesë integrale e Kosovës
29 qershor 2021
| 13:19
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të dalin me oferta dhe të kontakojnë me liderët politikë serbë që janë në Prishtinë si dhe të vizitojnë veriun e Kosovës.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë nga Mitrovica pas një takimi me dyer të mbyllura që pati me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb.
Von Cramon ka thënë se liderët e Kosovës flasin serbisht dhe se qasja në Mitrovicë për ta është shumë e lehtë.
Po ashtu, ajo ka thënë se veriu është pjesë integrale e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, europarlamentarja ka vizituar një deponi që BE-ja është duke e bërë për katër komunat veriore.