Von der Leyen bisedon me Netanyahun: Irani s’mund të ketë kurrë armë bërthamore, nevojitet zgjidhje e negociuar

15 qershor 2025 | 23:03

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.

Në një post në platformën X, ajo shprehet se po BE po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme me shqetësim.

“I përsërita angazhimin tonë për paqe, stabilitet dhe përpjekje diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve. Në këtë kontekst, nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Evropa ka qenë gjithmonë e qartë: Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar.

Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime të forta në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të Iranit – të njëjtat raketa që godasin pa dallim qytetet jo vetëm në Izrael, por edhe në Ukrainë”, i ka thënë presidentja e KE- Netanyahut.

Më tej ajo zbuloi se u diskutua për Gazën. “Diskutuam gjithashtu për Gazën. Situata humanitare në Gaza është e papranueshme. E përsërita thirrjen tonë urgjente për të lejuar që të gjitha ndihmat humanitare të arrijnë menjëherë tek civilët në nevojë.

Rifillimi i armëpushimit dhe lirimi i menjëhershëm i pengjeve, në mënyrë që të arrihet përfundimisht një fund i përhershëm i armiqësive, është një domosdoshmëri”, theksoi von der Leyen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Minsitrinë e…