
Von der Leyen mbërrin në Presidencë, pritet nga Begaj
13 tetor 2025
| 10:06
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë për takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pas pritjes nga Begaj, Von der Leyen la një shënim edhe në librin e përshtypjeve.
Më pas, ajo do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.