
Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen, është pritur në Tiranë në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Takimi mes Ramës se Von der Leyenit do të pasohet nga takimi nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 11:15, Rama dhe Vo der Leyen do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, më 15 tetor, në kuadër të një turneu nëpër të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Do të jetë kjo vizita e saj e parë në rajon në mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian. Ajo ishte në Kosovë edhe para një viti, më saktësisht më 24 tetor, në fund të mandatit të saj të parë. Por që atëherë dihej se ajo do të jetë në krye të Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.