Von der Leyen nga Samiti: Evropa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se Evropa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka thënë se në këtë samit do të diskutojnë se si ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë.
“Tivati dhe Ballkani Perëndimor ndodhen në zemër të historisë së Bashkimit Evropian dhe vendi juaj është në zemër të Evropës. Sot po hedhim hapa të mëdhenj për të ndërtuar një Bashkim Evropian më të pavarur, më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të plotë. Por Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye ky samit është kaq i rëndësishëm. Ne do të diskutojmë se si ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë, më të dukshëm dhe më strategjik. Dua t’i them Ballkanit Perëndimor dhe mikpritësve tanë se ekziston një momentum. Le ta shndërrojmë këtë momentum në lëvizje dhe më pas këtë lëvizje në anëtarësim”, ka thënë Von der Leyen.



