Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme derisa Libani ‘digjet’

13 prill 2026 | 14:14

Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që Libani është “në flakë”, ka thënë sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një mësim kyç i javëve të fundit është se siguria është e pandashme. Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është në flakë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e Libanit dhe të zbatojnë një ndërprerje të plotë të armiqësive”, ka thënë von der Leyen në një konferencë për medie, shkruan “CNN”.

Duke falënderuar Pakistanin për rolin e tij “të rëndësishëm” në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë fundjavës, ajo paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme në Liban “rrezikojnë të prishin gjithë procesin”.

Liria e lundrimit në ngushticën e Hormuzit është me “rëndësi thelbësore”, tha ajo, duke tërhequr vëmendjen për ndikimin ekonomik të luftës.

“Që nga fillimi i konfliktit, 44 ditë më parë, fatura jonë për importet e lëndëve fosile është rritur me mbi 22 miliardë euro. 44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie më shumë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5…