
Von der Leyen: Të ulim kostot e energjisë dhe të ndalojmë gazin rus
09 korrik 2025
| 12:50
Kostot e energjisë vazhdojnë të përfaqësojnë një disavantazh konkurrues për Evropën dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të rriten investimet në rrjete, në ndërlidhje dhe në sistemet e magazinimit, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Është thelbësore të zbatojmë plotësisht planin tonë të veprimit për energji të përballueshme dhe të përmbushim angazhimin tonë për të hequr gradualisht importet e gazit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.
“Është koha të mbyllim rubinetin dhe t’i japim fund epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë përgjithmonë”, theksoi ajo.