Von der Leyen viziton sot Tiranën, të mërkurën vjen në Kosovë

13 tetor 2025 | 09:52

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.

Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite, raporton A2Cnn.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq…