Vonohet “Deadpool 3”, fajësohet “Marvel”

11 qershor 2020 | 11:08

Krijuesi i filmave “Deadpool”, Rob Liefeld, e ka fajësuar studion “Marvel” për vonimin e fillimit të punës rreth vazhdimit të tretë të këtij projekti.

“Deadpool 2” ishte lansuar në vitin 2018, derisa në dhjetor të vitit të kaluar protagonist i këtij filmi, Ryan Reynolds, e kishte konfirmuar lajmin se filmi i tretë ishte në realizim e sipër nga studioja “Marvel”.

Duke folur për vazhdimin e tretë të këtij projekti, të cilin definitivisht e kishte paralajmëruar për fillim të vitit 2019, krijuesi Rob Liefeld e fajësoi studion e famshme “Marvel” për vonesat e vazhdueshme. “Marvel” është përfshirë në realizimin e filmave “Deadpool”, pasi studioja prapa realizimit të tyre, “Fox”, u ble nga kompania “Disney”, transmeton Koha.

Ndërkaq, ylli hollywoodian, Ryan Reynolds citohet të ketë thënë: “Po, bashkë me tërë ekipin aktualisht jemi duke punuar rreth këtij filmi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu…