‘Vorrelli’ Bajqinovci ironizon me kryediplomatin e BE-së
                22 nëntor 2022
                |  11:05
            
        Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpërndarë një fotografi në “Facebook” të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Joseph Borrell.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Bajqinovci ka shkruar: “Vorreli”, duke ironizuar me përfaqësuesin e BE-së.
Dje në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Borrellit nuk kanë arritur të gjenin një marrëveshje për targat.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        