Vjosa të merret me burrin e vet qysh u gradu

08 dhjetor 2020 | 08:25

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka folur sërish rreth shkarkimit të djalit të vet, Flakronit, nga pozita e konsullit të përgjithshëm në Pragë.

Shala në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se është çuditur me Vjosa Osmanin, duke shtuar se ajo duhet të merret me burrin dhe familjen e saj.

“Mu më çudit vetë presidentja. Presidentja nuk është mirë të na shesë moral neve. Ne e dimë qysh është gradu burri i saj. Ajo për me shitë moral, se është e gjinisë femërore dhe nuk kam qef me u marrë me këtë. Qysh u gradu ai a shkoi me konkurs a qysh. A duhet me u marrë pak presidentja me burrë të vet, me familje të vet, pastaj me na shitë neve moral.

Njihemi na të gjithë, Kosova është e vogël. Nuk kam asgjë personale, bile kam pasur raporte të mira me të edhe në komisione edhe në parlament, vetëm mos t’i dëmton rininë me vendime populliste. Kjo më ka shqetësu më së shumti, jo për Flakronin”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e…