Vota për Orgesa Gashi është votë për rininë, votë për gjakun e dëshmorëve…

26 shtator 2025 | 23:49

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbajti sonte një takim me banorët e Fortesës.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i Orgesa Gashit me numër 22 në listën për asamble “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Orgesa Gashi, vetëm 18 vjeç, me votën tuaj do të bëhet asamblistja më e re e komunës së Drenasit do të jetë zëri i rinisë që bart mbi supe amanetin e sakrificës së kësaj treve legjendare.

Në këtë takim u bë thirrje që çdo banor i Fortresës e të mbarë Drenasit ta mbështesin me votë Orgesën.

Vota për Orgesën është votë për rininë, votë për gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën sublime të Drenicës, votë për dinjitetin kombëtar që nuk harron kurrë ata që na sollën lirinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24 mijë e 400 euro gjoba ka shqiptuar Paneli Zgjedhor…