
Votat e diasporës, Elezi: Numërimi i fletëvotimeve fillon sot
17 tetor 2025
| 13:43
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot pritet të fillojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Sipas tij numërimi i fletëvotimeve do të fillojë në orën 18:00.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Ndryshe, Valmir Elezi tha se nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 33 mijë prej të cilave janë aprovuar më shumë se 29 mijë, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900./Telegrafi