Votat e diasporës, KQZ-ja nis verifikimin e 13 mijë e 84 pakove të supozuara me fletëvotime

13 nëntor 2025 | 14:45

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, janë tërhequr më shumë se 13 mijë e 84 pako të tilla.

“Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, KQZ-ja do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e tyre me qëllim të vërtetimit nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës të regjistruar si votues jashtë Kosovës”, ka njoftuar KQZ-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se…