Votat e diasporës: Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare në 22 shtete

14 tetor 2025 | 22:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv

Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ bën të ditur se gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar të hënën një bisedë me…